Lorisa Katra, një infermiere shqiptare, e cila është vetëm 25 vjeçe, është momentalisht një prej infemiereve më të njohura në Toskana dhe Emilia Romanja. Prej një jave ka spikatur me përkushtimin e saj, duke u bërë shembull pozitiv për ekipet e tjera mjekësore, pasi ka shpëtuar dy jetë.

Më 1 tetor, ajo ndërhyri në një tramvaj në Firence, ku i shpëtoi jetën një shtetaseje italiane 60-vjeçare, e cila kishte pësuar një atak kardiak. 

Ngjarja ka ndodhur në Firence, qyteti ku Katra jetoi dhe studioi deri sa ajo fitoi konkursin që e solli me punë në Qendrën Shëndetësore ku sot ajo punon.

“Unë nuk bëra asgjë të jashtëzakonshme.”– ka thënë Lorisa duke u treguar shumë modeste.

"Fakti është që të tre ne, unë me dy miqtë e mi pamë që zonja e moshuar në tramvaj nuk ishte aspak mirë e ndihmuam teksa po mendonin se mund të pësonte arrest kardiak. Ne u afruam, kontrolluam pulsin dhe menjëherë u njoftuam numrin e urgjencës 118 në Firence, duke i treguar ambulancës ku të ndalonte për të marrë sa më shpejt gruan e moshuar",- tha Lorisa.

Ndërsa rasti tjetër, ku shqiptarja ka ofruar ndihmen e pare është shënuar shtatorin e vitit të kaluar, kur një e moshuar italiane që udhëtonte nga Londra në Pisa kishte pësuar takikardi dhe falë ndërhyrjes së infermieres shqiptare, ajo arriti të shpëtonte.