E ëma e 13-vjeçares (me inicialet S.B.), e cila u rrëmbye me forcë në ish-Parkun e Autobusëve rrëfeu se e bija vuan nga diabeti. Nëna e të miturës deklaroi se e bija kurohet 3 herë në ditë nga sëmundja.
"Ajo ka qenë me motrën e saj duke ardhur nga shkolla. Kur ka zbritur nga furgoni i shkollës, i kanë vendosur diçka te goja, ndoshta që të humbasë ndjenjat. Ajo vuan nga diabeti dhe merr insulinë. Kurohet 3 herë në ditë. Për ne është një shok’’, u shpreh e ëma.
Zonja Dori çfarë ka ndodhur?
Nga çfarë më ka raportuar vajza e vogël, kur ka zbritur nga furgoni rreth orës 15:15 ka qenë duke u kthyer, kur i ka lënë furgoni para pallatit, dikush i është afruar dhe i ka vënë diçka te goja për të humbur ndjenjat dhe e ka marrë dhe e ka futur në makinë.
Keni pasur konflikte më parë?
Absolutisht! Është për ne është gjendje shoku. Nuk kemi pasur asnjë konflikt.
Vajza juaj ka edhe probleme shëndetin…
Është me diabet dhe mjekohet me insulinë dhe tani që flasim duhet të bënte insulinën.
Çfarë informacioni keni?
Asnjë lloj informacioni. Më thonë se janë në kërkim, por….
Si quhet ilaçi që mjekohet vajza juaj?
Insulinë abitra dhe lancus merr në darkë, njëherë në 24 orë. Vajza është me diabet tipi 1 mjekohet me insulinë, duhet të ushqehet dhe duhet të bëjë insulinën. Tani duhet të pijë insulinë apidra, dhe insulinë lantus merr në darkë që e ka një herë në 24 orë. /Shqiptarja.com





