Një vajzë 13-vjeçare është rrëmbyer në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, sapo vajza ka zbritur nga furgoni i shkollës.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Në rrugën “Ndre Mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13-vjeçare dhe ështê larguar.
Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.





