Në një banesë të pabanueshme në Durrës ka shpërthyer një sasi lënde plasëse artizanale.
Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Radë, në banesën në pronësi të shtetasit A.S., njofton policia.
Nga burimet zyrtare mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





