Finalizohet operacioni i koduar "Blic", i cili ka prangosur një 35-vjeçar në Vlorë që qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet.
Njoftimi i policisë
Në vijim të punës intensive për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, strukturat e Policisë së Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet, menjëherë organizuan punën në grup dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar "Blic".
Si rezultat i këtij operacioni, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë kapja e menjëhershme e tij në bulevardin "Ismail Qemali", Vlorë.
Gjatë kontrolli fizik 35-vjeçarit i sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 4 fishekë.
Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimit arrestoi në flagrancë, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", shtetasin A. Xh., 35 vjeç, banues në Fier.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





