Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Prokuroria ka ankimuar vendimin për dënimin me 3.4 vite shërbim prove të ish-ministrit Tahiri.

Kujtojmë që Prokuroria kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin, dënim i cili zbriste në 8 vite, duke qenë i ishte pranuar kërkesa e Tahirit për gjykim të shkurtuar. Në një seancë maratonë, Gjykata e Krimeve të Rënda, rrëzoi pretencën e Prokurorisë, duke dhënë 3.4 vite shërbim prove për ish-ministrin.

Një ditë më parë, ish-ministri Saimir Tahiri, nëpërmjet avokatit të tij ankimoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, që e shpalli atë të fajshëm për “Shpërdorim detyre” dhe e dënoi me 5 vite burg, të konvertuara me 3 vite shërbim prove.