Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të lajmit se Ministria e Brendshme është vjedhur dy herë brenda një muaji.

Nga burimet zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të ministrisë.

"Në rrugën e “Kavajës”, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të MB, disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për tu asgjësuar.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale "Vjedhja".", thuhet në njoftim.