Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vjedhjen që dyshohet se ka ndodhur në datë 2 tetor në parkun e ministrisë së Brendshme.

Një burim tha për gazetaren Anila Hoxha, se dyshohet se nga parku janë marrë kondicionerë, printer, skanera, shkruan Top Channel.

I njëjti burim pranë prokurorisë tregon jo zyrtarisht se kjo është ngjarja e dytë brenda muajit pasi në fillim të muajit aty janë marrë edhe sende të tjera si pjesë makinash.