Italia ka ofruar ndihma për vendin tonë pas tërmetit të fuqishëm të 21 shtatorit, me magnitudë 5.8, që shkaktoi dëme të mëdha materiale në Durrës dhe Tiranë..

Në një postim në Facebook, ambasada italiane njofton se sapo kanë mbërritur në Durrës ndihmat italiane për personat e prekur nga tërmeti.

“Sapo mbërritën në Durrës edhe ndihmat italiane në kuadër të mekanizmit europian si pasojë e tërmetit në Shqipëri!", thuhet në njoftim, ndërsa shihen edhe fotot e kamionëve me ndihma.