Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Halil të Fushë-Krujës.
Policia e Durrësit informon se lënda plasëse në sasi të vogël është vënë në ambientet e jashtme të oborrit të shtëpisë së 40-vjeçarit me iniciale A.P.
Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.





