Një person është vrarë me armë zjarri në rrethana të paqartë, në fshatin Zall Xhuxhë në Fan, të Mirditës.

Nga burimet zyrtare mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë  Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.