Një ditë pas arrestimit të drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, emërohet drejtori i ri.

Arjan Cengu është drejtori i ri i Kadastrës shtetërore në qytetin e Durrësit.

Cengu, i ardhur nga Tirana, zëvendëson Pulën, i cili u arrestua nga policia mesditën e djeshme për “Shpërdorim Detyre”.

Pula erdhi në krye të këtij institucioni në fillim të muajit maj, menjëherë pas ngritjes së Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.