Policia në Holandë ka sekuestruar sasinë më të madhe të parave cash, konkretisht 12.8 milionë euro të ndara në disa valixhe.

Sipas medieve holandeze, ‘pronarë’ të kësaj sasie të madhe parash janë 7 persona të cilët janë arrestuar, ndërsa në pranga kanë rënë 2 shqiptarë, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia një burrë nga Zelanda e Re si dhe një burrë tjetër nga Maroku.

Aksioni nisi më 12 shtator pas informacioneve të policisë holandeze për trafik kokaine nga Kolumbia.

Sipas shefit të policisë së Amsterdamit, kjo është sasia më e madhe e parave cash të kapura ndonjëherë në Holandë.