Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Repolitix” ka komentuar vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes.

Në fjalën e tij, Hoxha u shpreh se vrasësit e Besmir Hidës kishin dalë hapur në qytet për të dhënë mesazhin se ajo ishte territori i tyre. 

“Të gjitha vrasjet në Lushnje, autorët e tyre nuk e vrasen mendjen se do ta marrin vesh kush e bëri. Po kujdesen që ta marri vesh e gjithë Lushnja se kush e bëri. Ky njeri i paralajmëruar për t’u ekzekutuar, vritet duke pirë kafen e mëngjesit. Ndërkohë Fatos Latifi, babai i Zamirit, vazhdimisht ka kërkuar drejtësi. Ata kanë siguri që janë të paprekshëm. Ata thonë jemi ne, ky qytet është i joni. Rama të veshi kamuflazh dhe të zgjidhë situatën atje. Sot në mëngjes më mori një qytetar që qante. Më tha: Të thamë që do na vrasin? Ajo vrasje e bëra aq haptazi i fut tmerrin gjithë qytetit. Seriali nuk do të ndalet me kaq. Nuk ka për të mbaruar,”– tha Artan Hoxha.