Policia e Amsterdamit sekuestroi 12.8 milionë euro cash në kuadër të një hetimi të gjerë kundër drogës. Policia raportoi sot në një konferencë për median se paratë janë gjetur gjatë kontrolleve në 5 banesa.

Gjatë hetimeve janë arrestuar 7 persona: 3 kolumbianë, 2 shqiptarë dhe një nga Zelanda e re dhe një maroken.

Sipas policisë, kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë.