617 kg kokainë e pastër është sekuestruar në Brazil. Kokaina është gjetur brenda një kamioni në një zonë rurale të quajtur Brasnorte dhe sipër saj ishte stampuar logo e klubit të futbollit të Elbasanit.

Sipas policisë, nëse droga do të hidhej në treg do të kapte shifrën e 9 milionë dollarëve, ndërkohë që destinacioni i saj ishte Evropa. Ndonëse nuk përcaktohet shteti përfundimtar, dyshimet janë se Shqipëria do ishte ndalesa e fundit, për shkak të logos së Elbasanit.