Një shqiptar në Itali u arrestua nga karabinierët, në kohën që ishte duke ngrënë mëngjes. Shqiptari u arrestua, pasi ishte disa kohë në kërkim policor.
Karabinierët e stacionit Castellanza arrestuan 45-vjeçarin shqiptar e dënuar nga gjykata për prostitucion dhe marrje të sendeve të vjedhura, shkruajnë mediat italiane.
45-vjeçari ishte dënuar me 8 vjet e 4 muaj burg, si dhe një gjobë prej 234 mijë euro.
Shtetasi nga Shqipëria ishte dënuar për veprat penale të lart-cituara në vitin 2000, kur ai kishte ushtruar aktivitetet kriminal ndërmjet Milanos dhe Castellanzas.
Kthimi në “shtëpi”
Karabinierët e stacionit policor të Castellanzas e kishin gjurmuar shqiptarin për disa javë, pasi ata kishin vërejtur makina të dyshimta që endeshin rreth shtëpisë së burrit gjatë një shërbimi patrullimi normal.
Policët vunë re se banesa më herët nuk ishte banuar, ndërsa kohët e fundit tek ajo hynin dhe dilnin njerëz. I arrestuari, 45-vjeçari u burgos në burgun Busto Arsizio dhe u vendos në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Një tjetër arrestim për trafik ndërkombëtar droge
Përpos shqiptarit, karabinierët e Castellanzas kanë arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata me 8 vjet burg për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. I dyshuari prej kohësh jetonte në arrati dhe tashmë u arrestua për të vuajtur dënimin.





