Një person ka mbetur i plagosur gjatë një sherri që ka ndodhur në një lokal në zonën e Freskut në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, në sherr janë përfshirë disa vetë dhe njëri prej tyre u largua dhe shkoi të merrte një thikë. Por teksa po kthehej, u rrëzua dhe dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht.
Në vendngjarje shkoi ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.





