Është parandaluar vjedhja e një banese në Durrës, ku policia ka prangosur autorin, një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pasurisë.

Nga burimet zyrtare mësohet i arrestuari, shtetasi O.T., 29 vjeç gjatë kapjes ka tentuar të godasë me mjet prerës punonjësin e policisë, por është  neutralizuar nga efektivet e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË

Patrulla e Përgjithshme  në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin  e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes së banesës së shtetasit Sh.Gj  në lagjen Nr.2 në Durrës.

Falë informacionit të marrë nga qytetarët dhe  reagimit të shpejtë të punonjësve të rendit është mundësuar kapja në flagrancë e autorit dhe neutralizimi i tij, ku gjatë ndalimit ka tentuar të godasë me mjet prerës njërin prej punonjësve të policisë 

Ndërhyrja me profesionalizëm ka bërë neutralizimin  dhe prangosjen e  shtetasi O.T., 29 vjeç, banues në Durrës

Gjithashtu, është dokumentuar me prova shkencore se shtetasi i mësipërm dyshohet se më datë 27.09.2019, në lagjen Nr.15 ka vjedhur banesën e shtetasit A.L.

Gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale një mjet prerës (thikë) dhe gërshërë.

Policia e Durrësit falënderon dhe fton çdo qytetar që për informacione që disponojnë dhe janë më interes të uniformave blu, në vijim të rritjes së sigurisë së tyre të telefonojë në numrat 112 dhe 129 dhe reagimi do të jetë mjaft i shpejtë dhe profesional.