Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja që u regjistrua në Lushnjë mëngjesin e sotëm, ku humbi jetën Besmir Hida. Artan Hoxha shkruan se ngjarja ka për autorë të njëjtët vrasës që mbajnë nën terror qytetin prej 3 vitesh. Ai tregon se është takuar disa herë me viktimën, i cili i kishte shprehur se kërkonte drejtësi për Zamir Latifin, nipin e tij i cili u vra dy vite më parë nga rivalët e bandës së Aldo Bares.

"E njejta dore, te njejtet vrases, e njejta skene krimi, te njejtat batare kallashnikovesh mban nen terror per 3 vite ne radhe qytetin e qete me njerez punetore te Lushnjes….
Besmir Hida, 40 vjec baba i dy femijeve, eshte viktima e radhes. E kam takuar disa here gjate ketyre dy viteve, kerkonte drejtesi per vrasjen e nipit Zamir Latifit, i ekzektuar me 11 tetor 2017 ne ate qe njihet si masakra e Lushnjes…
Para se ta ekzekutonin Besmirit i vendosen eksploziv ne banese qe te largohej bashke me familjen jashte vendit.
Besmiri besoii te drejtesia dhe ky shtetit dhe sot eshte viktima e radhes e nje grupi te organizuar kriminal me lidhje shume te forta qe po mban nen kontroll me dore te hekurt qytetin agrobujqesor me te rendesishem ne vend
", shkruan Artan Hoxha.