Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Spitali Rajonal i Durrësit fton të gjitha gratë mbi 40 vjeç të kryejnë kontrollin e kësaj sëmundjeje.

Përmes një postimi në Facebook-un zyrtar, bëhet me dije se nga e hëna në të shtunë, të gjitha gratë mund të paraqiten pranë spitalit për të kryer këtë ekzaminim falas, mjafton të pajisen me rekomandim nga mjeku i familjes.

POSTIMI I PLOTË

Tetori eshte muaji i ndergjegjesimit per kancerin e gjirit ne te gjithe boten, per te rritur vemendjen dhe mbeshtetjen per sensibilizimin, zbulimin e hershem, si dhe trajtimin e kesaj semundjeje.

Ne kuader te ketij muaji sensibilizues Spitali Rajonal Durres fton te gjitha grate e moshes mbi 40 vjeç te paraqiten prane Spitalit tone çdo dite nga e hena ne te shtune per te kryer kete ekzaminim.

Mjafton vetëm te paiseni me rekomandim nga mjeku i familjes dhe ky ekzaminim do te kryhet falas.

Me shumë informacion rreth kancerit te gjirit.

Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit.

Faktorë rreziku per kancerin e gjirit janë:

• Mosha mbi 50 vjeç;
• Pasja e një kanceri gjiri më pare;
• Histori familjare të kancerit të gjirit (veçanërisht me nënën, motrën ose vajzën) të diagnostikuara përpara menopauses;
• Ndryshimet gjenetike
• Histori familjare me kancer të ovarit ;
• Femrat që nuk kanë lindur fëmijë ose lindjen e parë e kanë bërë në moshë më tëmadhe se 30 vjeç;
• Menstruacione në moshë shumë të hershme, para 12 vjeç;
• Menopauzë pas moshës 50 vjeç;
• Përdorimi i mjekimit me hormone (estrogjen + progesteron) për një kohë të gjatë, më shumë se 5 vite;
• Densitet të shtuar të indeve të gjirit (e dukshme në një mamogram);
• Një histori e një biopsie gjiri që tregon një numër të rritur të qelizave jonormale që nuk janë kanceroze (hiperplazi atipike);
• Trajtimi me rreze të sipërfaqes së gjirit, veçanërisht para moshës 30-vjeçare, p.sh., trajtimi i limfomave Hodgkin;
• Mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë;
• Përdorimi i alkoolit;
• Duhanpirja;
• Marrja e kontraceptivëve nga goja e pakontrolluar nga mjeku;
• Dieta dhe ushqimet e pasura me yndyrna shtazore;
• Moskryerja e aktivitetit fizik.

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në gratë. Ai mund të gjendet në çdo moshë, por shumica e rasteve gjendet në gratë në moshë mbi 50 vjeç. Kanceri i gjirit mund të gjendet dhe te burrat por është shumë i rrallë.

Kanceri i gjirit mund të zbulohet dhe diagnostikohet që në fazat e tij të hershme. Testet më të besueshme që përdoren për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit janë:

1. Mamografia

Mamografia është ekzaminimi i gjirit duke përdorur doza të ulta të rrezeve X. Gjiri vendoset midis dy pjatave plastike, të cilat e shtypin gjirin për ta shtrirë atë. Kjo mund të jetë diçka e pakëndshme, por zgjat vetëm pak sekonda. Shtypja e gjirit ndihmon në marrjen e imazheve sa më të qarta, duke përdorur sa më pak rreze X. Edhe ekografia përdoret si teknikë për identifikimin e një kanceri të mundshëm të gjirit, por zakonisht, vetëm pas një mamografie.

2. Ekzaminimi klinik i gjirit

Një ekzaminim klinik i gjirit është një ekzaminim fizik i gjinjve nga personeli mjekësor i trajnuar.

Zvogëloni rrezikun tuaj.

Ju nuk mund të ndryshoni shumicën e faktorëve të rrezikut për kancerin e gjirit, si sëmundjet tuaja familjare ose menstruacionet në moshë shumë të re, por ajo çka ju mund të bëni lehtësisht, është ndryshimi i disa faktorëve, si pesha juaj apo dieta e asaj çfarë konsumoni.

Për zvogëlimin e rrezikut tuaj…

• Mbani dhe ruani një peshë trupi të shëndetshme;
• Kryeni rregullisht aktivitet fizik;
• Konsumoni ushqime me yndyrna të pakta;
• Konsumoni perime dhe fruta;
• Mos konsumoni alkool;
• Konsultohuni me mjekun për përdorimim e kontraceptivëve ;
• Mos pini duhan dhe shmangni duhanpirjen pasive;
• Përdorni ushqyerjen me gji për fëmijën tuaj;
• Flisni me mjekun tuaj për vlerësimin e rrezikut tuaj;

Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet e gjirit që ofrohen në qytetin ku ju banoni. Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për çdo informacion që ju kërkoni të dini.

Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth kancerit të gjirit dhe se çfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë sëmundje.