Policia ka dhënë detaje rreth ekzekutimit me armë zjarri të 35-vjeçarit Besmir Hida në qytetin e Lushnjes.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen "Skënder Libohova", teksa viktima, tregtar makinash po pinte kafenë e mëngjesit, rreth orës 08:00.
Nga burimet zyrtare mësohet se kanë qenë dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 35-vjeçarit, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja me një automjet.
Njoftimi i policisë
Lushnje/Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen "Skënder Libohova" Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.





