Pas tre vitesh në detyrë është shkarkuar drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe.

Mësohet se vendin e Çepes e ka zënë Lorenc Shehu, prezantimi i të cilit pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.

Lorenc Shehu më herët mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA.

Kjo lëvizje në policinë e Durrësit vjen pak kohë pasi në port u sekuestrua 137 kg kokainë në bashkëpunim me autoritete greke dhe DEA-n amerikane.