Data 21 janar është shpallur festë kombëtare dhe pritet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Në miratimin e këtij projektligji kanë kontribuuar 22 deputetë, ndërsa 5 prej tyre kanë refuzuar të firmosin. Në 21 janar 1920 u çelën zyrtarisht punimet për mbajtjen e Kongresit të Lushnjes, ndërsa punimet i zhvilloi nga data 28 deri më 31 janar 1920.
Qëllimi i mbajtjes së Kongresit ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së shtetit. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar.
Kongresi i Lushnjës mori vendime të rëndësishme politike. Ai hodhi poshtë planet e Konfencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913.





