Tre të rinj nga Durrësi u arrestuan nga Policia pasi vodhën një dyqan ushqimor në Kavajë, por në tentativë për t'u larguar u arrestuan nga policia. Ata mundën të marrin një sasi parash në dyqanin e ndodhur në lagjen numër 1, duke përdorur një pistoletë zhurmuese.
Të arrestuarit janë të moshës 15, 17 dhe 18 vjeç, konkretisht shtetasit A. B, A. A dhe E. Xh, të tre banues në Durrës.
Sipas policisë, ata kanë thyer derën e dyqanit me ushqime, por pas njoftimit të marrë nga policia, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë në ikje e sipër tre autorët.
Veç parave dhe pistoletës, policia sekuestroi edhe sendet e përdorura nga autorët për vjedhjen me thyerje të dyqanit. Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se të rinjtë janë autorë edhe të vjedhjes së dy banesave ndodhur gjatë muajit shtator në Kavajë.





