Gjykata për Krime të Rënda hapi shqyrtimin gjyqësor për biznesmenin Arber Çekaj dhe 2 të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.
Të pandehurit nëpërmjet avokatëve të tyre, kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa mohuan akuzat e Krimeve të Rënda.
Tashmë Gjykata është tërhequr për të marrë vendim në lidhje me formën e gjykimit që do të procedohet për tre të pandehurit.





