Një vajzë britanike, që i humbi të dyja këmbët e saj kur ishte vetëm 18 muajshe, ka debutuar në pasarelat pariziene me në sfond ikoniken Kullën Eiffel.

9-vjeçarja Daisy May Demetre, nga Birminghami, sfiloi për një markë luksoze veshjesh për fëmijë, franceze, në pasarelën e ngritur në Kullën Eiffel dhe tha se eksperienca, e kish bërë të ndjehej e bukur dhe speciale.

“Ajo humbi të dyja këmbët dhe ishte një proces i gjatë ta bënim atë të ecte. Por, Daisy ishte një luftëtare e vogël dhe arriti të bënte të gjitha gjërat që mjekët nuk mendonin se do të mund ti bënte”- tha babai i vajzës.

Vetë Daisy May, shprehet e kënaqur me sfilatën. Ajo më bëri të ndjesha e bukur dhe speciale- thotë vogëlushja.

“Çdo qëllim që ajo i vendos vetes ia del ta arrijë, gjithçka që ajo zgjedh ta bëjë, e bën. Kjo është diçka e madhe dhe më bën të ndjehem mirë si prind”- vijoi i ati.

Për babain e saj nuk ka dyshime. Ajo mund të bëjë gjittçka që do të bëjë dhe kjo është diçka e mrekullueshme. Dhe ky është një mësim i vlefshëm për të gjithë, veçanërisht për komunitetin e njerëzve me aftësi të kufizuara. Kushdo mund të arrijë gjithçka. Mjafton të shohësh Daisin dhe mund të bindesh për këtë.