Një 26-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk zbulohet ende, ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për shitje të kokainës në doza të vogla.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar u kap në Garbagnate, në Milano një zonë e drejtuar nga bandat shqiptare, e njohur nga policia për shitjen e drogave.

26-vjeçari e kishte fshehur kokainën në vezët e famshme Kinder. Ai ishte duke lëvizur me një makinë Renault Clio, ku gjatë kontrollit në mjet iu sekuestruan 21 doza kokainë.