Mediat e vendit fqinj kanë sjellë të tjera detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në një burg grek, ku një 38-vjeçar shqiptar është vetëvarur.

Shqiptari ishte burgosur në burgun e Korydallos, pasi në korrikun e vitit të kaluar vrau një bashkatdhetar në Nju Anchialos. Sipas asaj që merret vesh paraprakisht, shqiptari u gjet i varur në qeli nga zyrtarë të burgut.

Por kush është shqiptari që ka vrarë veten?

Referuar mediave helene, shqiptari ka vrarë kushëririn e parë të gruas së tij, pasi më herët kishin ngrënë dhe pirë së bashku e në gjaknxehtësi e sipër e ka goditur atë me mjet prerës.

Autori e kishte goditur kushëririn e gruas tre herë në gjoks, goditje që kanë qenë fatale për jetën e tij. Lajmi për këtë vrasje kishte bërë bujë ne atë kohë në mediat greke dhe ato shqiptare.