Një drejtues motoçiklete ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga trenit i linjës Tiranë-Shkodër. 

Aksidenti rrugor ka ndodhur në qytetin e Laçit, përkatësisht te rruga e Patokut.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore.

Mësohet se motoçikleta i ka dalë përpara trenit sapo ai kishte lënë stacioni  e Laçit.

Në momentin e ngjarjes trarët që pengojnë kalimin e mjeteve në hekurudhë kanë qenë të ulura, por kjo është neglizhuar nga drejtuesi i motoçikletës.