Shërbimet e “Forcës së Posaçme Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2 në Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale K. Gj., 27 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë.
27 vjeçari po qarkullonte me mjet dhe është ndaluar në rrugën “Muhamet Gjollesha” për kontroll nga shërbimet e policisë të “Forcës Shqiponja”.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ai kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga banesa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 27 vjeçarit për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.





