Gjykata e Krimeve të Rënda të hënën për herë të parë do të zhvillojë gjyqin ndaj Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë "Arbri Garden" në kontenierët e të cilëve u gjetën 613 kg kokainë në Durrës. Procesi ndaj Çekajt prej 4 seancash shtyhej pasi mungesa e tij dhe mosmarrja dijeni me anë të letërporosive ishte bërë shkak për ta shtyrë.
Ndërsa pritet që nesër për herë të parë Çekaj të mbajë qëndrimin e tij për akuzën, pasi më herët ai ka mohuar përfshirjen. Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka mundur ta pyesë Çekajn pas ekstradimit, pasi hetimet ndaj tij ishin mbyllur në mungesë.
Nëse Çekaj do të kërkojë të bëj deklarime është gjykata ajo e cila pritet t'ia miratojë këtë kërkesë të dyshuarit si porositës të sasisë rekord të kokainës. Teksa pritet që ai të takohet për herë të parë pas më shumë se 1 viti edhe me dy ish vartësit e tij Armando Pezaku e Donaldo Lushaj të arrestuar si pjesë e grupit.





