Një turist amerikan është shpëtuar sot në qytetin e Tropojës, pasi ishte rrëzuar në Alpe.

Turisti, i identifikuar si shtetasi amerikan Meng Thou, 39-vjeçar, u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Thou u rrëzua në Alpe, ndërsa për gjetjen e tij u angazhua edhe një helikopter.