Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi kishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij. Policia njofton se i arrestuari është shtetasi Z. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Rragam, në Shkodër. Në momentin kur në shtëpi kanë shkuar shërbimet e policisë, i riu ka lënë armën e zjarrit në shtëpi dhe është larguar drejt pyllit.
“Shtetasi po kanoste me armë zjarri dhe po dhunonte fizikisht në banesë bashkëshorten, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Shtetasi Z. Ç., kur ka parë shërbimet e Policisë, ka lënë armën e zjarrit në banesë dhe është larguar në drejtim të pyllit, por është kapur pas disa orë ndjekjesh nga shërbimet e Policisë”– informon policia.
Ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov pa leje.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit Z. Ç., për veprat penale “Kanosje”, “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” – informon policia.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.





