Një 50-vjeçare në Fier ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit. Shtetasja R.D. ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë Fier:

Informacion paraprak /Sot rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit shtetasja R.D, 50 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.