Kryeministri Edi Rama ka publikuar imazhet e një tjetër avioni që do të fluturojë në logon e Air Albania. Bëhet fjalë për avionin me emrin “Migjeni”, i cili sipas fotove duket ende në hangar por Rama thotë se është gati për në Tiranë dhe se pas dy ditësh nis fluturimet drejt Italisë.

“MIRËMËNGJES
dhe me MIGJENIN gati për Tiranë, që pasnesër të nisë fluturimet drejt Italisë, ju uroj një ditë të bukur”
,- shkruan kryeministri Edi Rama.