Pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi. Ky i fundit shkruan në Facebook se Komisioni nuk ka gjetur asnjë shkelje të Kushtetutës nga kreu i shtetit.
Reagimi i Tedi Blushit:
“ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!
HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!
E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!
DËGJONI Bundestagun!
ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!”





