Këshilltarët e KB-së së Durrësit e kanë nisur mbledhjen në orën 17.00 me propozimin për ndryshimin e rendit të ditës.
Këshilltarët kanë vendosur që në mbledhjen e sotme të diskutojnë vetëm rreth 3 pikave të fundit të rendit të ditës, ndërkohë që pikat e tjera do të shqyrtohen në një mbledhje tjetër.
Pika e parë e rendit të ditës ishte shkarkimi i drejtorit të qendrës kulturore Elio Bajramaj dhe emërimi i aktorit dhe regjisorit Laert Vasili, si dhe ndryshimi i emërtimit të qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” në teatri “Aleksandër Moisiu”.
Pika të tjera që nuk do të miratohen në mbledhjen e sotme:
3. Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 474 datë 23.12.2017 ”Për shqyrtimin dhe miratimin e listës emërore të banorëve përfitues të banesave sociale me qira, seksioni iii (strukturë 2+1 dhe 1+1) Shkozet Durrës dhe në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.248 datë 10.04.2015 ”Për shqyrtimin dhe miratimin e listës emërore të fituesve për ndarjen e banesave sociale me qira me strukturë 2+1 dhe 1+1 (lagjja nr.17, rruga” Dalip Peza, Durrës)
4. Për miratimin e përdorimit të fondit prej 6.037.194 lekë, si grant i menjëhershëm, akorduar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për listën emërore të familjeve që kanë kontratë me Entin Kombëtar të Banesave si dhe Bankën Kombëtare Tregtare.
5. Për miratimin e përdorimit të fondit prej 117,736,220 lekë të kursyera nga procedurat e prokurimit për vitin 2019.
6. Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Durrës, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor për akordimin e ndihmës financiare për familjen e Altin Mustafa Kurti dhe Hysni Demir Muça, banesa e të cilëve është dëmtuar nga tërmeti dhe dërgimin e dokumentacionit perkatës në ministrinë e mbrojtjes, prokrami “Emergjenca Civile”
7. Për miratimin e fillimit të procedurës për heqjen ngq fondi pyjor publik i sipërfaqes pyjore s = 210 m2, ngastër pyjore 2a, të ekonomisë pyjore Rrotull, faqja e Liqanzës, me nr. pasurie 45, zonë kadastrale 3365, fshati Shetaj në njësinë administrative Ishëm, Bashkia Durrës.





