Pas debateve të shumta mes deputetëve, Bundestagu ka marrë vendimin për Shqipërinë, për negociatat e BE-së me Shqipërinë. Deputetët kanë debatuar  në lidhje me propozimet e grupeve parlamentare të koalicionit të CDU/ CSU dhe SPD.

Diskutimet për këto propozime kanë zgjatur 45 minuta dhe në fund është votuar pro për Maqedoninë e Veriut, për të hapur negociatat pa kushte. 

Ndërsa për Shqipërinë është dhënë një pro, por me 9 kushtet. Sipas informacioneve mësohet se janë votuar me 350 vota pro, 188 kundër dhe 16 abstenim.

PROPOZIMET E PARTIVE:

Për “Marrëveshjen mes Bundestagut me Qeverinë Federale për aplikimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Hoher Përfaqësues i 29 majit 2019 për hapjen e negociatave të pranimit “(19/13508)

“Marrëveshja mes Bundestagut dhe Qeverisë Federale për kërkesën për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të 29 maj 2019 për hapjen e negociatave të pranimit “(19/13509).

Për negociatat e pranimit me Shqipërinë, ekziston gjithashtu një kërkesë nga Grupi FDP (19/13518). Propozimet u votuan më pas direkt pas diskutimit, si dhe një ndryshim nga Aleanca 90 / Të Gjelbrit (19/13576). Për Maqedoninë e Veriut rekomandohet hapja e pakushtëzuar e negociatave. Për Shqipërinë propozimi i CDU/CSU dhe SPD për 9 kushtet dhe hapjen e negociatave pas verfikimit të plotësimit të kushteve nga Shqipëria.

 

Pak ditë më parë Bundestagu gjerman publikoi raportin, ku theksoi mjaft qartë se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë politike dhe se nuk ka hapje të negociatave për vendin tonë, pa plotësuar nëntë kushtet kryesore dhe pa u zgjidhur kriza. Një ndër pikat kryesore është procedimi penal për ata që janë përfshirë në blerje votash dhe një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e votimeve të 30 Qershorit. Menjëherë pas këtij vendimi, Rama bëri një status në rrjetet sociale ku falënderonte Gjermaninë për vendimin.