Paralelisht me zgjedhjen e 4 sekretarëve funksionalë të PD Durrës janë zgjedhur nga kryesia edhe krerët e 15 departamenteve që funksionojnë pranë degës lokale. Në total, janë gjithsej 17 departamente, por se kush do t’i drejtojë dy departamentet që lidhen me ekonominë dhe politikat monetare pritet të zbulohet në javët në vazhdim.

Që pas zgjedhjes së kryetarit Ferdinand Xhaferaj në muajin nëntor të vitit të kaluar, dega lokale është futur në një proces riformimi duke plotësuar të gjitha vendet vakante në grupseksionet dhe strukturat drejtuese, sekretariatet funksionale dhe departamentet.

Në bazë të statutit të kësaj partie, këto departamente hartojnë politikat dhe strategjitë për secilën fushë që mbulojnë.

Departamenti i të përndjekurve poltikë dhe pronarëve, dy kategori shoqërore që vitet e para pas krijimit të PD-së ishin mbështetës të kësaj partie i është besuar Gentian Spirut, departamenti i shëndetësisë mjekut Elton Bodlli, politikat për zhvillimin urban dhe infrastrukturën do të drejtohen nga urbanisti i njohur Ardian Muka, strategjitë për pushtetin vendor do t’i hartojë departamenti i drejtuar nga Petro Vokopola, kultura dhe sportet i janë besuar aktorit Marvin Tafaj etj.

Ndërkohë, vlen të theksohet se disa sektorë të rëndësishëm u janë besuar femrave, të cilat drejtojnë 3 departamente; Roxhensa Haxhillari – Politikat mbi çështjet sociale dhe punësimin; Blerina Reci – Politikat për arsimin dhe Merita Cela – Politikat për administratën publike dhe antikorrupsionin.

 

L I S T A

ME DREJTUESIT E BORDIT TE KESHILLTAREVE

 

Nr.

Fusha e aktivitetit / Departamenti

Emri Mbiemri i Drejtuesit

1

Te Perndjekurit Politik dhe Pronaret

Gentian SPIRU

2

Politikat e Mbrojtjes se Biznesit

Veip ADEMI

3

Politikat mbi Ceshtjet Sociale dhe Punesimin

Roxhensa HAXHILLARI

4

Politikat mbi Rendin dhe Sigurine Publike

Astrit XHAFERRI

5

Politikat per Shendetesine

Elton BODLLI

6

Politikat per Arsimin

Blerina RECI

7

Politikat per Zhvillimin Urban dhe Infrastrukturen

Ardian MUKA

8

Politikat per Transportin

Olgert RAKIPLLARI

9

Politikat per Bujqesise

Eugen GASHI

10

Politikat per Administraten Publike dhe Antikorrupsion

Merita CELA

11

Politikat per Pushtetin Vendor

Petro VOKOPLA

12

Politikat per Kulturen dhe Sportet

Marvin TAFAJ

13

Politikat per Turizmit dhe Mjedisit

Redi BITURKU

14

Politikat per Ceshtjet e Peshkimit

Artor KODRA

15

Politikat per Ceshtjet e Teknologjise se Informacionit ne Zgjedhje

Zhak CEZARI

16

Politikat per Zhvillimin Ekonomik

Ne proces vleresimi

17

Politikat Monetare

Ne proces vleresimi