Fatjon Mani quhet djali që tentoi të prishë aktivitetin e deputetes Rudina Hajdari në shkollën "Shejnaze" Juka në qytetin e Shkodrës.

Fatjon Mani, është anëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të qytetit të Shkodrës dhe nuk është pjesë e shkollës "Shejnaze Juka", raporton "NewsBomb".

Fatjon Mani ka hyrë në ambientet e shkollës duke pretenduar se ishte gazetar.

Më pas, sapo Rudina Hajdari filloi fjalën e vet ai tentoi të prishë aktivitetin duke thënë: "Ti je turpi i Shkodrës. A e njeh ti Azem Hajdarin? Ti i shërben Edi Ramës".

Rudina Hajdari ruajti qetësinë, madje i dha dhe mikrofonin anëtarit të irrituar të Forumit Rinor të PD. Por më pas nxënësit duartrokitën për zonjën Hajdari.

Ndërkohë sipas informacioneve, Fatjon Mani ka qenë në kërkim nga policia edhe për protestat e dhunshme në qytetin e Shkodrës pas djegies së KZAZ përpara zgjedhjeve lokale.