Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në një intervistë dhënë për mediat shqiptare, Rama ka treguar çfarë i tha presidenti amerikan Donald Trump kur shtrënguan duart.
“Patëm një bisedë të shkurtër, sepse i tillë është formati, por të këndshme dhe të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe natyrisht edhe inkurajuese, sepse të dëgjosh nga goja e presidentit “Albania is doing pretty good” është kënaqësi”, – tha Rama.





