Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin amerikan, Donald Trump.
Ka qenë vetë kreu i qeverisë shqiptare i cili ka postuar në rrjetet sociale një foto krah Presidentit Trump, zonjës së parë të SHBA, Melani Trump dhe Linda Ramën ndërsa shkruan: "Fotoja e ditës".
Rama ndodhet në New York në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në axhendën e tij ishte planifikuar një takim me Presidentin Trump, por dhe me kryeministra dhe presidentë të shteteve anëtare të OKB-së.





