Kryeministri Edi Rama, postimin e mëngjesit në Facebook, ia ka dedikuar stafit të materniteteve.

“MIRËMËNGJES 

dhe me mirënjohjen e thellë, për këto gra të jashtëzakonshme, të cilat kur tundej toka nga tërmeti e të gjithë vraponin të dilnin jashtë nga shtëpitë, dyqanet, restorantet e çdo vend i mbyllur ku i gjeti goditja e frikshme sizmike, rendën drejt inkubatorëve të bebeve të porsalindura dhe shtretërve të nënave lehona e të grave shtatzëna, ju uroj një ditë mbarë”, shkruan ai.