Rreth orës 14:00 pritet të zhvillohet në selinë blu takimi i kryetarit Lulzim Basha me drejtuesit e partive aleate në opozitë.
Takimi do të ketë në fokus të diskutimit ftesën e OSBE-së për opozitën jashtëparlamentare për t’iu bashkuar tryezës për reformën zgjedhore. PD dhe aleatët do të vendosin sot nëse do i bashkohen nesër tryezës së OSBE-së.
Në zyrën e Bashës do të mbërrijë sot edhe ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.
Borchardt do të bëjë edhe një përpjekje për të rikthyer opozitën jashtëparlamentare në tryezën për realizimin e reformës zgjedhore.





