Për shkak të reshjeve të dendura gjatë natës së djeshme, në dy stacionet e pompimit në Fushë-Krujë dhe Fushë-Kuqe, ka pasur përmbytje të shumta.
Ujësjellës Kanalizime Durrës bën të ditur se për shkak të përmbytjeve do të ketë probleme në furnizimin me ujë të Durrësit dhe Shijakut.
Më problematike paraqitet situata në stacionin e pompave të Fushë-Krujës, ku për shkak të përmbytjeve OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike deri në përmirësimin e situatës.
Situatë problematike paraqitet edhe në stacionet e tjera të pompimit, në Fushë-Kuqe dhe Adriatik, ku energjia elektrike është ndërprerë për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet.
UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve në këtë situatë dhe do të njoftojë në vazhdimësi për situatën.





