Reshjet e dendura të shiut që përfshinë gjatë natës Tiranën kanë përmbytur katet e para të 3 shkollave 9-vjeçare në kryeqytet.
Për pasojë, në këto objekte këtë të martë nuk do të zhvillohet mësim. Lajmin e njoftoi ministrja e Arsimit, Besa Shahini.
“Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm – të gjitha në Tiranë. Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim. Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër, ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër”, shkruajti Shahini në postim në rrjetet sociale.





