Avioni i linjës Milano-Tiranë ka bërë ulje te detyruar në qytetin e Brindisit, pasi moti i keq e ka bërë të pamundur vazhdimin më tej të udhëtimit.
Avioni fillimisht u nis me një orë e 20 minuta me vonesë për shkak të përkeqësimit të motit, por pas nisjes është deturuar të ndalojë në Bridisi.
Kujtojmë se reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes të së hënës kanë krijuar probleme të shumta jo vetëm në bllokimin e rrugëve, por edhe në përmbytjet e banesave.





