Koalicioni opozitar pritet të mblidhet nesër në orën 14.00, për te vendosur rreth tryezës së thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore.
Burime nga opozita bëjnë të ditur se në takimin e së martës aleatët opozitarë do të diskutojnë për t’u paraqitur në tryezë në nivel ekspertësh.
Reforma zgjedhore është një nga kushtet për të çuar përpara integrimin europian dhe pjesëmarrja e opozitës është tregues i vullnetit të mirë të saj, për të mos u bërë pengesë për negociatat. /panorama





