Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme njw takim me strukturat e degës së Durresit.
Basha ka diskutuar me ta lidhur me situatën e krijuar në Durres pas tërmetit të ditës së shtunë.
Mësohet se Basha ka takuar edhe banorë të Durrësit shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti.
Kreu i PD-së ka parë nga afër banesat dhe është njohur me shqetësimet e qytetarëve.





